Kurti reagon pas vrasjes së gruas në QKUK

  • A.P /
  • 30 November 2022 - 20:15
Kurti reagon pas vrasjes së gruas në QKUK

Kryeministri Albin Kurti  ka reaguar as vrasjes së një gruaje shtatzënë para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, 
transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Humbjen e dy jetëve, ai e ka quajtur vrasje mizore.

Kurti e ka titulluar reagimin e tij “Dy engjëj në qiellin e pistë”.

Vrasje mizore. U vra edhe një grua. Edhe kjo nga burri i saj. Në oborr të spitalit. Atje ku duhet të shërohen njerëzit. Në oborr të Klinikës Gjinekologjike. Atje ku lindin gratë. U shua një jetë që po sillte edhe një jetë tjetër”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka thënë se armiqtë e shqiptarëve do të jenë duke menduar se tani janë edhe dy shqiptarë më pak, teksa e ka quajtur të papranueshme dhe të padurueshme ngjarjen e sotme.

(Kosova Sot Online)