Avokatja e njohur ka një kërkesë ndaj Osmanit: Shpall ditë zie se në Kosovë u shkel zakoni, ku gruaja shtatëzënë në asnjë situatë nuk vritej

  • E.K /
  • 01 December 2022 - 09:07
Avokatja e njohur ka një kërkesë ndaj Osmanit: Shpall ditë zie se në Kosovë u shkel zakoni, ku gruaja shtatëzënë në asnjë situatë nuk vritej

Fehmije Gashi-Bytyqi, avokate, ka kërkuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani që të shpallet ditë zie pas dy rasteve të vrasjeve të grave brenda pak ditësh që ndodhën në Kosovë, transmeton "Kosova Sot Online".

“VJOSA OSMANI -kryetare  e shtetit tonë  të propozoj të shpallesh dite zie ,sepse mbrenda javës u vranë dy gra e një foshnje në ardhje. Shpall dite zie se ne Kosove u shkel zakoni ( ku gruaja shtatzëne ne asnjë situatë nuk vritej) u shkel ligji dhe u coptu çdo zemër njeriu . Shpall ditë zie që zia të hyjë në çdo familje, të ndjej çdo zemër njeriu dhembjen për viktimat e pafajshme”, ka shkruar ajo në Facebook. 

(Kosova Sot Online)