Lista Serbe për emërimin e Rashiqit: Albin Kurti ka shkelur kushtetutën

  • E.K /
  • 01 December 2022 - 13:41
Lista Serbe për emërimin e Rashiqit: Albin Kurti ka shkelur kushtetutën

Lista Serbe e ka cilësuar vendim “antikushtetues” emërimin e Nedad Rashiqit në postin e ministrit për Komunitete dhe Kthim, i emëruar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në njoftimin e tyre thuhet se Albin Kurti ka shkelur Kushtetutën, lidhur me emërimin e ministrit Nedad Rashiq, transmeton "Kosova Sot Online".

“Konkretisht, me këtë emërim, Albin Kurti ka shkelur nenin 96, paragrafin 5 të Kushtetutës, ku thuhet se për emërimin e një ministri nga radhët e popullit serb, i cili nuk është deputet, duhet të jetë pëlqimi i shumicës së deputetëve serbë. e ka kërkuar, gjë që nuk e ka bërë Albin Kurti, e as Rashiq nuk e ka mbështetjen e deputetëve tanë”, thuhet në njoftimin e  Listën Serbe.

Ata thonë se emërim i “antikushtetues” i Nenad Rashiqit ”është rezultat i veprimit të Kurtit për të pasur me vete serbët besnikë, të cilët do ta vënë interesin e tyre personal para atij kombëtar dhe që nuk kanë asnjë mbështetje nga populli serb në Kosovë“, thuhet në komunikatë.

“Kjo tregoi se sa me rëndësi strategjike ishte verifikimi i mandateve të deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Prishtinës, dhe mos lejimi i disa serbëve të Kurtit që të vendosin për interesat e popullit serb në vend të Listës Serbe“, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)