Albulena Haxhiu: Jam e gatshme të jap dorëheqje

  • A.P /
  • 01 December 2022 - 22:25
Albulena Haxhiu: Jam e gatshme të jap dorëheqje

Jam e gatshme të jap dorëheqje nëse vërtetohet se ka pasur përgjegjësi në mënyrë të drejtpërdrejt apo të tërthortë nga ana e ministrisë që ajo drejton, ka deklaruar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Sa më përket mu, vetëm adresojeni se ku është përgjegjësia e drejtpërdrejt e ministres së Drejtësisë apo e tërthortë në këtë drejtim, dhe unë jam në gjendje të jap dorëheqje”, tha ajo.


Ajo ka thënë se kjo është një betejë e rëndë, por që nuk do të ndalen.

“Ministria ka adresuar i ka adresuar të gjitha kompetencat që ka dhe jam duke u përpjekur maksimalisht çdo ditë që të punojmë në këtë drejtim në mënyrë që ta luftojmë femicidin. Duket që është një përpjekje jashtëzakonisht e vështirë, mirëpo jam e bindur që kjo sfidë nuk do të na mund të ndal”, ka thënë Haxhiu.

(Kosova Sot Online)