
Sot varroset gruaja shtatzënë që dyshohet se u vra nga ish- bashkëshorti

Sot do të varroset gruaja shtatzënë, që u vra të mërkurën në mbrëmje para objektit të Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, në Prishtinë.
Hamide Magashi, 35-vjeçare, e cila ishte shtatzënë, dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili, 31 vjeçar , transmeton "Kosova Sot Online".
Bëhet e ditur se varrimi i viktimës do të bëhet në ora 13:00.
I dyshuari është ende në arrati.
(Kosova Sot Online)