Osmani ftohet nga Michel që ta përfaqësoj Kosovën në Samitin BE-Ballkan Perëndimor

  • E.K /
  • 03 December 2022 - 10:32
Osmani ftohet nga Michel që ta përfaqësoj Kosovën në Samitin BE-Ballkan Perëndimor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është ftuar nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel që ta përfaqësoj Kosovën në Samitin BE-Ballkan Perëndimor, përcjell "Kosova Sot Online".

Përfaqësuesi i Zyrës së BE-se në Prishtinë, Tomas Szunyog, është pritur sot në presidencë nga presidentja, Vjosa Osmani ku edhe kanë diskutuar lidhur me Samitin e ardhshëm BE-Ballkan Perëndimor që do të mbahet në Tiranë më datën 6 dhjetor.

“Me këtë rast, Ambasadori Szunyog dorëzoi kopjen fizike të ftesës nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel për Presidenten Osmani, e cila do ta përfaqësoj Kosovën në Samitin BE – Ballkani Perëndimor”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)