
Obiliq: Persona të panjohur vjedhin tri gjedhe
Në Obiliq, persona të panjohur kanë vjedhur tre gjedhe, shkruan "Kosova Sot Online".
Policia është duke e hetuar rastin.
“VJEDHJE E RËNDË | Obiliq 04.12.2022 – 04:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur tre gjedhe dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)