Miroslav Lajçak do takim Kurti-Vuçiq brenda javësh

  • E.K /
  • 06 December 2022 - 10:45
Miroslav Lajçak do takim Kurti-Vuçiq brenda javësh

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tha se, diskutimet për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë do të nisin brenda javësh.

“S’ka më kriza. Ne mund ta diskutojmë thelbin dhe pikërisht kjo është arsyeja pse unë jam këtu, për ta kthyer diskutimin tonë për çështjen e normalizimit dhe për t’i diskutuar hapat e ardhshëm në këtë proces, i cili bazohet në dokumentin që e paraqita këtu më 9 shtator”, tha Lajçak.

(Kosova Sot Online)