Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme, ja kur pritet të bie borë në Kosovë

  • E.K /
  • 07 December 2022 - 13:11
Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme, ja kur pritet  të bie borë në Kosovë

Ditëve në vijim, moti pritet të jetë i vranët me rreshje shiu, përcjell "Kosova Sot Online".

7.12.2022 – Për ditët e ardhshme, moti mbetet pa ndonjë ndryshim.  Vransira të ndryshueshme, intervale me diell e riga lokale shiu.  Ndërsa temperaturat në rritje.  Ditëve të fundjavës paraqiten mundësi për më  shumë të reshura, mbrëmjen e së shtunës dhe ditën e diel.

Datat:

8.12 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Vende-vende priten edhe riga shiu, më të shprehura në perëndim të vendit.

9.12 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell.  Mundësi edhe për riga lokale shiu.

10.12 – Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me riga lokale shiu.  Orëve të mbrëmjes pritet intensifikim i reshjeve të shiut.

11.12 – Reshjet e shiut vazhdojnë orëve të mëngjesit.  Ditën mbetet mot kryesisht me vransira, e herë herë priten reshje të dobëta shiu.

12.12 – Ftohtë e kryesisht vranët, me reshje shiu, që me rënie të temperaturës shndërrohen edhe në borë.  Pritet edhe formim i shtresës së borës.

Temperaturat do të mbeten lartë mbi vlera mesatare.  Minimalet madje edhe ndërmjet 5C e 9C, e maksimalet në fundjavë rriten edhe deri në 13C e 14C.  Ditën e hënë më pas pësojnë rënie, maksimalet deri në 2C e 4C, e minimale në mbrëmjen e së hënës zbresin në -4C.

Era frynë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugu e juglindja 3-7m/s, të dielen me hove deri në 15m/s.  Ditën e hënë ndryshon drejtimin në veriore-verilindore.

Shtypja atmosferike pëson një rënie të thellë nën vlera normale deri në fundjavë.

(Kosova Sot Online)