
Hovenier tha se s’ka kushte për zgjedhje në Veri, Sveçla: institucionet bëjnë vlerësimet e duhura

Jeff Hovenier, është deklaruar se SHBA është e shqetësuar se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të vendit, transmeton "Kosova Sot Online".
Mirëpo, sot ministri Sveçla tha se lidhur me këtë çështje janë institucionet përkatëse që bëjnë vlerësimet e duhura.
“Shumë mirë. Ai e ka dhënë një opinion dhe ne e vlerësojmë jashtëzakonisht shumë. Janë institucionet përkatëse që bëjnë vlerësimet e duhura”, përfundoi Sveçla.
“Ka shumë punë në qytet, në këtë zonë, prandaj kam ardhur. Situata është e qetë, edhe ju jeni dëshmitarë. Ne kemi kapacitete për t’i siguruar zgjedhjet. Policia e Kosovës bën planet e saj dhe në bazë të tyre në shtojmë kapacitetet aq sa të ketë nevojë”.
(Kosova Sot Online)