Macron dhe Scholz njëzëri: Europa më e fortë me Ballkanin

  • A.P /
  • 07 December 2022 - 16:03
Macron dhe Scholz njëzëri: Europa më e fortë me Ballkanin

Samitin e mbajtur të martën në Tiranë, kancelari gjerman Olaf Scholz, e ka cilësuar një hap i rëndësishëm përpara dhe një sinjal shprese për vendet e Ballkanit Perëndimor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, teksa largohet nga kryeqyteti shqiptar lideri gjerman përsërit mesazhin se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e familjes europiane.

”Gati 20 vite më parë, BE-ja i tregoi Ballkanit Perëndimor Perspektivën e anëtarësimit. Por në atë kohë, nuk avancuam aq sa do të do të kishim dashur. Prandaj është e rëndësishme që procesi i zgjerimit fiton tani impuls të ri”, deklaroi ai.


Ti kurrë nuk do ta humbëesh epshin tënd përsëri. Provoni këtë!

Pamje të reja nga momentet kur policia po negocionte me Sokol Halilin për …
Në mesazhin e tij, që pason një sërë postimesh me pamje të Tiranës nga lart e po ashtu të punimeve të samitit, numri një i Berlinit shton se kanë pritshmëri të qarta nga vendet e Ballkanit perëndimor.

“Për shembull, presim që vendet të cilat aspirojnë anëtarësimin t’i bashkohen sanksioneve të BE-së kundër Rusisë”, thotë Scholz.


Sakaq, presidenti francez, Emanuel Macron, i njohur për qëndrimet skeptike ndaj zgjerimit, deklaroi në një postim pas samitit se Ballkani Perëndimor do ta bëjë Europën më të fortë.

“Kur Rusia zgjedh luftën, Ballkani Perëndimor mbetet i vendosur për t’iu bashkuar familjes Europiane dhe asaj që nënkupton kjo në termat e demokracisë dhe respektit për ligjin ndërkombëtar. Kjo do ta bëjë Europën më të fuqishme. Ne do ta shoqërojmë në këtë rrugë”, ishin fjalët e tij. 

Për Macron kjo ishte vizita e parë në Shqipëria që prej ardhjes në krye të Elizesë. Ndërsa mundësia e një zgjerimi të afërt të BE-së në Ballkanin Perëndimor vlerësohet ende e largët, Macron dhe Scholz, liderët e 2 vendeve më të fuqishme të bllokut folën me tone më pozitive e shpresëdhënëse lidhur me procesin, duke sinjalizuar një përkushtim të shtuar të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor. 

(Kosova Sot Online)