Propagandisti Boris Malagurski nga Rusia vjen në Kosovë, zbulohet arsyeja

  • A.P /
  • 07 December 2022 - 17:20
Propagandisti Boris Malagurski nga Rusia vjen në Kosovë, zbulohet arsyeja

Filmin e tij propagandues dhe relativizues “Republika Srpska: Lufta për Liri”  propagandisti rus, Boris Malagurskita do ta shfaq edhe në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”


Flmi është caktuar që të shfaqet në Zveçan më 13 dhjetor në orën 19:00 derisa hyrja thuhet se do të jetë falas.

Malagruski, i cili ka punuar edhe në “Sputink”, këtë film të tij kishte organizuar që ta shfaqte edhe në qytetet kryesore evropiane, megjithatë kishte hasur në një rezistencë të fortë, meqë ishte organizuar një fushatë që kishte rezultuar me anulimin e shfaqjes në disa vende.

Në vitin 2018, Boris Malagurskit i ishte ndalua hyrja në Kosovë, meqë ishte konstatuar se përbën kërcënim pë shtetin e Kosovës.

(Kosova Sot Online)