Aeroporti “Adem Jashari” ka një njoftim me rëndësi, nuk mund të udhëtoni nëse keni pasaporta me afat të skaduar

  • E.K /
  • 08 December 2022 - 15:28
Aeroporti “Adem Jashari” ka një njoftim me rëndësi, nuk mund të udhëtoni nëse keni pasaporta me afat të skaduar

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar qytetarët të cilët do të udhëtojnë përmes këtij aeroporti, se nuk do t’ju lejohet qasja në fluturim, nëse kanë pasaporta me afat të skaduar, shkruan "Kosova Sot Online".

Në njoftimin e tyre thuhet se për të udhëtuar patjetёr qytetarët duhet tё jenё tё pajisur me dokumentacion tё vlefshёm pёr udhёtim.

Postimi i plotë:

Tё dashur udhёtarё,

Ju informojmё se pёr tё udhёtuar pёrmes Aeroportit Ndёrkombёtar tё Prishtinёs “Adem Jashari”, qytetarёt e Republikёs sё Kosovёs, patjetёr duhet tё jenё tё paisur me dokumentacion tё vlefshёm pёr udhёtim.

Udhёtarёve me dokumentacion tё skaduar tё udhёtimit tё lёshuar nga Republika e Kosovёs nuk do t’ju lejohet casja nё fluturim.

(Kosova Sot Online)