Parashikimi i motit për sot, kur do të bie borë?

  • E.k /
  • 09 December 2022 - 08:34
Parashikimi i motit për sot, kur do të bie borë?

Gjatë ditës së sotme pritet të ketë rreshje lokale shiu, raporton "Kosova Sot Online".

Ndërsa, edhe ditëve në vijim do të mbajë moti i njejtë, ku do të ketë rreshje shiu.

Njoftimi i plotë:

9.12 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Mundësi edhe për riga lokale shiu.

10.12 – Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me riga lokale shiu. Orëve të mbrëmjes pritet intensifikim i reshjeve të shiut.

11.12 – Reshjet e shiut vazhdojnë orëve të mëngjesit. Ditën mbetet mot kryesisht me vransira, e herë herë priten reshje të dobëta shiu.

12.12 – Ftohtë e kryesisht vranët, me reshje shiu, që me rënie të temperaturës shndërrohen edhe në borë. Pritet edhe formim i shtresës së borës.

Temperaturat do të mbeten lartë mbi vlera mesatare. Minimalet madje edhe ndërmjet 5C e 9C, e maksimalet në fundjavë rriten edhe deri në 13C e 14C. Ditën e hënë më pas pësojnë rënie, maksimalet deri në 2C e 4C, e minimale në mbrëmjen e së hënës zbresin në -4C.

Era frynë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugu e juglindja 3-7m/s, të dielen me hove deri në 15m/s. Ditën e hënë ndryshon drejtimin në veriore-verilindore.

Shtypja atmosferike pëson një rënie të thellë nën vlera normale deri në fundjavë.

(Kosova Sot Online)