Obiliq: Arrestohet 18-vjeçari, vodhi mjete pune

  • E.k /
  • 10 December 2022 - 08:39
Obiliq: Arrestohet 18-vjeçari, vodhi mjete pune

Në Obiliq, një person është arrestuar pasi dyshohet se ka vjedhur mjete punë, raporton "Kosova Sot Online".

Personi i dyshuar është D.G 18 vjeç.

Në njoftim thuhet se policia është në kërkim të personit të dytë të dyshuar.

“Puna e hetuesve të stacionit policor të Obiliqit, pas marrjes së disa veprimeve operative ka rezultuar me arrestimin e njërit nga personat e dyshuar, si dhe gjetjen e sekuestrimin e mjeteve të cilat janë raportuar të vjedhura. Personi i dyshuar D.G, mashkull, 18 vjeç, me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që policia është në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili është identifikuar nga ana e hetuesve”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)