Policia jep detaje të reja për plagosjen e policit në veri

  • E.k /
  • 10 December 2022 - 09:20
Policia jep detaje të reja për plagosjen e policit në veri

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje për plagosjen e zyrtarit policor Ekrem Neziri, në Zveçan, raporton "Kosova Sot Online".

Sipas njoftimit,  zyrtari policor është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti është nën hetime.

“Fsh. Serbovc, Zveçan 08.12.2022 – 22:55. Raportohet se gjatë patrullimit të tetë zyrtarëve policorë, persona të pa njohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të patrullës policore, ku si pasojë është plagosur një zyrtar policor mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)