Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

  • A.P /
  • 11 December 2022 - 09:05
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Sot në Kosovë parashikohet të ketë rrebeshe shiu dhe bubullimë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Temperaturat pësojnë një rënie të ndjeshme, derisa reshjet e shiut deri në mbrëmje shndërrohen edhe në borë. Reshjet e borës mund të formojnë shtresë dëbore edhe përgjatë pjesëve të ulëta nga rrafshi i Kosovës

Cilësia e ajrit mund të ketë përmirësim në fundjavë, ku kalon në indeks me vlera të pranueshme dhe të mira, e vetëm në periudha qetësie vlerat e çastit rriten në të dobëta.

10.12 – Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me riga lokale shiu.  Në mbrëmje reshje më të vazhdueshme shiu.


11.12 – Kryesisht me vransira.  Pasdite priten edhe rrebeshe shiu, aty këtu të shoqëruara me ndonjë bubullimë.

12.12 – Më ftohtë, kryesisht vranët dhe me reshje shiu, që me rënie të temperaturës deri në mbrëmje shndërrohen edhe në reshje bore.

13.12 – Ngrica në mëngjes.  Ditën më shumë diell.

14.12 – Reshje bore priten herët në mëngjes duke u përzier me shi.  Ditën kryesisht me vransira.

Temperaturat të larta në fundjavë, deri 13C e 14C maksimalet, e në fillim të javës zbresin në 2C e 3C.  Minimalet të martën zbresin edhe deri në -4C.

Në fundjavë era frynë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 2-11m/s, e të hënën ndryshon drejtimin në verilindore, ku frynë me hove edhe deri në 15m/s.

Shtypja atmosferike pëson rënie të thellë nën vlera normale në fundjavë.


(Kosova Sot Online)