Deputetja ukrainase: Serbia edhe një herë po përshkallëzon konfliktin me Kosovën, mos iu nënshtroni shantazheve perandorake

  • E.K /
  • 12 December 2022 - 08:39
Deputetja ukrainase: Serbia edhe një herë po përshkallëzon konfliktin me Kosovën, mos iu nënshtroni shantazheve perandorake

Për situaten e tensionuar në veriun e Kosovës, mbështetje për Kosovën ka shprehur deputetja e Parlamentit të Ukrainës, Inna Sovsun, transmeton "Kosova Sot Online".

Sovsun ka thënë se fajtore për situatën e krijuar në veri të Kosovës, është Serbia dhe se Ukraina sipas saj e mbështet Kosovën, duke thënë sovraniteti i Kosovës nuk duhet të cenohet dhe se nuk duhet të ju nështrohet shantazheve.

“Në këto momente të tensionuara, kur #Serbia edhe një herë po përshkallëzon konfliktin me Kosovën, unë shpreh qartë mbështetjen time për kosovarët. Mimoza Kusari, Vjosa Osmani, Ukraina qëndron me Kosovën. Sovraniteti juaj nuk duhet të cenohet. Mos iu nënshtroni shantazheve perandorake”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)