Chollett tregon pse anuloi vizitën në Ballkan

  • A.P /
  • 12 December 2022 - 16:48
Chollett tregon pse anuloi vizitën në Ballkan

Për shkak se ka dalë pozitiv me Covid, Derek Chollett, këshilltar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, njofton se e ka anuluar vizitën e tij në Ballkan, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Më duhet ta shtyjë vizitën time në Ballkan dhe Bruksel për shkak të rezultimit pozitiv me Covid. DO të qëndrojë i angazhuar në të gjitha çështjet në rajonin e Ballkanit dhe mezi pres ta realizojë vizitën në fillimvitin tjetër”, ka shkruar Chollet në Twitter.

Vizita e Chollettit ishte paralajmëruar më parë dhe planifikohej që sot, ai me Gabriel Esbobarin, të dërguarin e DASH për Ballkanin Perëndimor, të vinin në Prishtinë.

Zyrat e krerëve shtetërorë megjithatë kanë njoftuar se sot to ta presin Escobarin për takim.

(Kosova Sot Online)