
Petkoviq i dërgon 'selam' Kurtit

Pasi Gjykata Themelore në Prishtinë të martën ka caktuar paraburgim 30-ditor për ish-policin serb të arrestuar, Dejan Pantiqit, ka reaguar Petar Petkoviq, “drejtor” në të ashtuquajturën “Zyrën për Kosovën”, në Qeverinë e Serbisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas tij kjo tregon se “Pantiqi është në shënjestër të Albin Kurtit”.
Ai ka propaganduar duke thënë se “po kriminalizohen serbët“.
“Kjo tregon mjaftueshëm se nuk ka asnjë provë kundër tij, por ai është në shënjestër të Albin Kurtit, i cili dëshiron vetëm të kriminalizojë serbët”, ka thënë Vuçiq, raporton Tanjug.
Pantiq dyshohet për sulm terrorist ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor.
(Kosova Sot Online)