Kurti - Escobar diskutojnë për situatën e fundit të krijuar në veri të Kosovës

  • A.P /
  • 12 December 2022 - 20:03
Kurti - Escobar diskutojnë për situatën e fundit të krijuar në veri të Kosovës

Të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e ka pritur sot për një takim kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Kurti - Escobar kanë diskutuar lidhur me situatën e fundit të krijuar në veri, për dialogun Kosovë-Serbi dhe për normalimin e plotë të marrëdhënieve.

Siç njofton Kryeministria, takimi i sotëm ishte në kuadër të vizitës së paralajmëruar të Këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili për shkak se rezultoi pozitiv me COVID-19 e pati të pamundur të realizojë vizitën e tij.

Në komunikatë thuhet se fillimisht kryeministri Kurti i ka uruar shërim dhe rikuperim të shpejt të Chollet, teksa i ka shprehur mirëseardhje Escobarit.

“U diskutua për situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit, veçanërisht në pjesën veriore të Republikë së Kosovës. U theksua se barrikadat në rrugë duhet të largohen menjëherë. Në takim gjithashtu u diskutua për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, procesin e dialogut dhe për rrugën përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, thuhet në fund.

Ndërkaq, Escoba,  pas takimit, nuk ka dhënë detaje lidhur me bisedën që e kanë pasur. Ai ka thënë se ky takim ishte në kuadër të takimeve të rregullta që kanë me kryeministrin Kurti.

(Kosova Sot Online)