Stoltenberg: NATO është e fokusuar në çështjen e Kosovës, të shmanget retorika që kontribon në përshkallëzim

  • E.K /
  • 13 December 2022 - 10:44
Stoltenberg: NATO është e fokusuar në çështjen e Kosovës, të shmanget retorika që kontribon në përshkallëzim

Sekretari i NATO’s, Jens Stoltenberg, ka thënë se “Forcat e NATO’s janë të gatshme, të afta dhe vigjilente”, për situatën në Veriun e Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

Stoltenberg ka shtuar se NATO është e fokusuar në çështjen e Kosovës.

“Forcat e NATO-s dhe BE-së bashkëpunojnë ngushtë. Këshilla ime për të gjitha palët është që të përmbahen nga retorika që kontribuon në përshkallëzimin e konfliktit dhe të ndihmojnë në uljen e tensionet”, ka thënë ndër tjerash ai.

“NATO është shumë e fokusuar në çështjen e Kosovës, si dhe në Ballkanin Perëndimor. Ne kemi një histori të gjatë, kemi ndihmuar për t’i dhënë fund dy luftërave etnike, fillimisht në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe më vonë në Kosovë. Forcat tona janë ende të pranishme atje përmes Forcat e NATO-s, gjegjësisht KFOR-i i cili ka gati 4000 anëtarë dhe është faktor kyç në stabilizimin e rajonit dhe situatës”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

(Kosova Sot Online)