Dy nxënës 12 vjeç kapen me drogë në shkollë

  • E.K /
  • 13 December 2022 - 14:52
Dy nxënës 12 vjeç kapen me drogë në shkollë

Dy nxënës janë kapur sot me drogë në një shkollë në Durrës, përcjell "Kosova Sot Online".

Një djalë dhe një vajzë 12-vjeç janë kapur më lëndë narkotike në shkollën “Neim Babameto” .

Droga iu gjet të miturve gjatë një kontrolli rutinë nga punonjësit e sigurisë.

(Kosova Sot Online)