Hapet zyrtarisht 'Tregu i Fundvitit 'në Prishtinë

  • A.P /
  • 14 December 2022 - 19:35
Hapet zyrtarisht 'Tregu i Fundvitit 'në Prishtinë

Në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë është bërë hapja zyrtare e Tregut të Fundvitit, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Hapja e tregut u bë në orën 17:00, në sheshin “Xhorxh Bush”.


“Ejani të festojmë së bashku, me performancën muzikore nga kori i fëmijëve ‘Okarina’ dhe ‘String String’”, thuhej në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Kujtojmë që rruga nga Katedralja deri në drejtim të hotelit “Grand” është mbyllur për kalimin e veturave nga 25 nëntori deri më 08 janar 2023.

(Kosova Sot Online)