Serbët vendosin edhe një barrikadë në veri

  • A.P /
  • 14 December 2022 - 21:00
Serbët vendosin edhe një barrikadë në veri

Në veri të vendit, respektivisht në Zubin Potok raportohet se është vendosur edhe një barrikadë e re, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Barrikada e re e përbërë nga dy kamionë, është ngritur në një rrugë të kësaj pjese.

Banorët Zubin Potokut kanë thënë se barrikada është vendosur për ta rritur sigurinë e qytetarëve që ndihen të pasigurt nga forcat e Policisë së Kosovës, ndonëse policët kosovarë nuk e kanë shkaktuar asnjë incident në veri.

Në këtë pjesë ka edhe dy barrikada të tjera të vendosura më herët, në dy fshatra të komunës.

Barrikadat në veri janë vendosur në shenjë revolte ndaj arrestimit të Dejan Pantiq në Jarinjë, i cili dyshohet se ka kryer sulme me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës. 

(Kosova Sot Online)