Nëna i vdiq sot, vajza e saj 13 vjeçare që u godit nga vetura para disa ditësh në Obiliq është ende pa vetëdije

  • E.K /
  • 15 December 2022 - 12:02
Nëna i vdiq sot, vajza e saj 13 vjeçare që u godit nga vetura para disa ditësh në Obiliq është ende pa vetëdije

Sot ka vdekur 45-vjeçarja, e cila u aksidentu para disa ditësh në Obiliq, përcjell "Kosova Sot Online".

E ndjera bashkë me vajzën e saj 13-vjeçare ishin goditur nga një veturë në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq.

13-vjeçarja është duke u trajtuar ende në QKUK.

Mjeku Shaqir Uka tha se gjendja e 13 vjeçares është stabile edhe pse ende është pa vetëdije.

“Përkundër lëndimeve të rënda, vajza është në gjendje stabile, mirëpo ende nuk kemi kontakt me të pasi që është pa vetëdije. Ajo ka lëndime në kokë, ndrydhje në gjoks dhe lëndime në komblik”, tha drejtori i Klinikës së Mjekimit Intensiv, Shaqir Uka.

(Kosova Sot Online)