
'Trimërohen' serbët, vendosin edhe një barrikadë

Edhe në fshatin Çabër janë vendosur barrikada të reja nga serbët lokal, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Raportohet se te barrikadat janë parë disa persona civil para kamionëve të vendosur aty, por që të njëjtit kur kanë parë se ekipe mediash janë tërhequr.
Tutje, raportohet se se po dëgjohen edhe disa shpërthime, të cilat janë të fishekzjarrëve.
Se nuk duhet shqetësuar nga këto shpërthime, meqë janë veç mjete piroteknike ka konfirmuar edhe drejtori i policisë për veriun, Besim Hoti.
Siç ka thënë ai, tash është kohë festash e shpërthime të tilla mund të dëgjohen, por sipas tij nuk janë shqetësuese.
(Kosova Sot Online)