
Pse Vuçiq po e mban të bllokuar Trajkoviqin në kufi!

Në kufirin Kosovë -Serbi, Rada Tarjkoviq vazhdon të jetë e “e burgosur” e Aleksandër Vuçiqit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ajo është ndaluar dje kur ka dashur të hyjë në territorin serb nëpërjket pikës kufitare të Merdares.
Aty i janë marrë dokumentet dhe qe 18 orë nuk po lejohet të vazhdojë tutje.
“Ende jam në pikëkalimin administrative. Vetëm ta dini. Tash e 18 orë”. Për ndalimin e saj aty ka pasur një varg reagimesh përfshirë edhe Kryeministrin Albin Kurti.
Trajkoviq ka bërë me dije se aty është lënë pa ujë ndërkohë që I nevojiten edhe ilacet. Trajkoviq, ka thënë se medikamentet do t’ia dërgojë Ministri Nenad Rashiq këshilltare e të cilët është ajo.
(Kosova Sot Online)