10 të arrestuar në Malin e Zi, zbulohet arsyeja

  • A.P /
  • 16 December 2022 - 21:21
10 të arrestuar në Malin e Zi, zbulohet arsyeja

Autoritetet malazeze kanë shkatërruar një organizatë kriminale, e cila dyshohet se ka kontrabanduar një sasi prej 1 ton droge nga Shqipëria drejt Malit të Zi dhe më pas drejt vendeve të BE.

Operacioni ka çuar në arrestimin e 10 personave, ndërsa raportohet se është bërë kallëzim penal për 18 persona të dyshuar për veprat penale të krijim të organizatës kriminale dhe prodhim, mbajtje dhe shpërndarje të paautorizuar të drogës.

Gjatë operacionit janë arrestuar disa persona, ndërsa arrestimet janë kryer edhe në zonën e Herceg Novi, Podgoricë, Kolashin e Budva.

(Kosova Sot Online)