Arrestohet pasi dëmtoj shtyllat për ta parkuar autobusin në Prishtinë

  • A.P /
  • 18 December 2022 - 14:22
Arrestohet pasi dëmtoj shtyllat për ta parkuar autobusin në Prishtinë

Rasti cili ka ndodhur në lagjen Lakrishte në Prishtinë, ku një person ka dëmtuar shtyllat antiparking dhe më pas ka parkuar një autobus, sot është raportuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online".

Policia njofton se menjëherë zyrtarët e stacionit policor jugu, kanë identifikiar dhe shoqëruar në stacion policor personin e dyshuar.

“I dyshuari pas intervistimit, me rekomandim të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej inspektorëve të komunës si dhe në polici është inicuar rast për veprën, Asgjësim apo Dëmtim I Pasurisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)