Prizren: Qytetari i gjen 850 euro, i dorëzon në polici

  • E.K /
  • 19 December 2022 - 11:26
 Prizren: Qytetari i gjen 850 euro, i dorëzon në polici

Një person, menaxher i autolarjes në Prizren ka gjetur 850 euro, ku i ka dorëzuar në Polici, shkruan "Kosova Sot Online".

Në njoftimin e Policisë thuhet se personi ka gjetur një kulet me dokumente dhe para, gjithsej 850 euro.

Policia e ka falënderuar qytetarin për këtë gjest.

Postimi i plotë: 

Qytetari nga Prizreni i gjen 850 euro, i dorëzon në polici

Prizren, 19 Dhjetor 2022

Me datë 18.12.2022 rreth orës 20:40 një qytetar, menaxher i autolarjes vete shërbyese “Eco Wash” në Prizren, ka gjetur një kulet me dokumente dhe para, gjithsej 850 (tetëqind e pesëdhjetë) euro.

Qytetar parat e gjetura bashkë me dokumente i ka dorëzuar në Polici.

Në bazë të dokumenteve është identifikuar qytetari që i ka humbur parat dhe është ftuar në stacion, pas përfundimit të procedurave administrative të njëjti i janë kthyer parat.

Policia falënderon qytetarin në fjalë, ky rast nuk është rasti i vetëm që qytetarët kthejnë gjësendet e gjetura.

(Kosova Sot Online)