
Sinani: Komuna e Preshevës po zhvatet

Kritika të ashpra ndaj qeverisjes aktuale në Preshevë, ka pasir ëshilltarja e Kurti dhe njëherësh ish-kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Ajo përmes një shkrimi në Facebook tha se kjo komunë nuk po qeveriset, por po zhvatet nga individët që e kanë kapur institucionin përmes kontrabandimit dhe korruptimit.
“Kjo u pa edhe sot. Në seancën e Kuvendit Komunal. U mbajt në limitet e afatit ligjor. Se Komuna e Preshevës është realisht edhe pa Kuvend Komunal. Për herë të parë votohet brenda një seance edhe Rebalansi i Buxhetit edhe Buxheti.
Komuna e Preshevës është realisht pa kryetar Komune. Që sot nuk foli as për Rebalans të Buxhetit”.
(Kosova Sot Online)