Policia ndalon veturën me drita rotative në autostradë, gjobitet me 500 euro

  • E.K /
  • 21 December 2022 - 13:39
Policia ndalon veturën me drita rotative në autostradë, gjobitet me 500 euro

Policia e Kosovës,  ka njoftuar se Njësia për Kontroll të Autostradave gjatë kontrollit në trafik ka identifikuar një shofer i cili drejtonte mjetin duke përdor sinjale me drita rotative të vendosura para në veturë, shkruan "Kosova Sot Online".

Shoferit i janë konfiskuar pajisjet (dritat rotative) dhe është gjobitur me 500€.

Njoftimi i plotë

Njësia për Kontroll të Autostradave gjatë kontrollit në trafik ka identifikuar shoferin i cili drejtonte mjetin duke përdor sinjale me drita rotative të vendosura para në veturë. Të njëjtit i janë konfiskuar pajisjet (dritat rotative) si dhe është gjobitur me 500€.

Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.

(Kosova Sot Online)