
A do të tërhiqet Serbia nga kërkesa e saj!

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviq ka deklaruar se situata në Kosovë është e paqëndrueshme dhe se Serbia ende po pret përgjigjen e KFOR-it sa i përket dislokimit të ushtarëve serbë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Këto deklarata ai i bëri për mediat e huaja në Beograd, në ditën e 13-të që kur disa serbë lokalë kanë ngritur në veri të Kosovës, dhe një ditë pasi kryeministrja serbe, Ana Bërbaniq, tha se situata është “në prag të konfliktit të armatosur”.
I pyetur nga gazetarët për vlerësimin e Ministrisë së Mbrojtjes serbe nëse situata është në prag të një konflikti të armatosur, Staroviq tha...
“Ne jemi shumë të kujdesshëm me fjalët që përdorim dhe gjithmonë bëjmë përpjekje që të përdorim një gjuhë të paqes për shkak të përgjegjësisë që kemi. Në anën tjetër, unë i kuptoj plotësisht deklaratat e dhëna nga kryeministrja serbe Ana Bërnabiq dhe nga presidenti Aleksandar Vuçiq.
Ai shtoi se “është shumë e vështirë të vlerësohet situata në një mënyrë tjetër, pasi fatkeqësisht ne po përballemi me kërcënime të drejtpërdrejta të sigurisë, të mirëqenies, dhe madje të jetës së popullsisë serbe në veri të Kosovës”.
(Kosova Sot Online)