Sllovenia po planifikon rritjen e numrit të ushtarëve në Kosovë
Sllovenia është duke planifikuar që të rrisë numrin e ushtarëve të vendosur në misionin e KFOR-it në Kosovë, përcjell "Kosova Sot Online".
Ministri slloven i Mbrojtjes, Marjan Sharec, tha se ende nuk dihet për shifra të sakta sepse pesë për qind e trupave aktive sllovene aktualisht janë të vendosura jashtë vendit, duke përfshirë 91 në Kosovë.
Situata në Kosovë do të ishte shumë e vështirë pa praninë e KFOR-it, dhe Ministria ka shqyrtuar mundësitë e rritjes së pjesëmarrjes së Sllovenisë në mision, tha ai, raportoi STA.
(Kosova Sot Online)
