
ASHAK del kundër Mehmet Krajës, paralajmërojnë veprime

Nga dokumenti “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, janë distancuar seksioni i Shkencave Shoqërore në kuadër të Akademisë së Shkencave të Republikës së Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Përmes një komunikate për media kanë thënë se distancohen nga një dokument i tillë që është publikuar në faqen e ASHAK-ut derisa thonë se ai tekst është i kryetarit të ASHAK-ut, Mehmet Kraja dhe se s’ka qenë i autorizuar për publikim.
Nga Seksioni i Shkencave Shoqërore thonë se që nga fillimi e kanë kundërshtuar publikimin e një tekstit të tillë të cilin e quajnë “joshkencor” në emër të Akademisë. Siç thuhet në komunikatë, një veprim i tillë sjell përçarje të rënda edhe për vetë Akademinë.
“Seksioni i Shkencave Shoqërore ka kohe qe ia ka tërhequr vërejtjen Kryetarit te ASHAK ut z. Mehmet Kraja për sjelljet imponuese e arbitrare, e qe po e lëndojnë rende dinjitetin e institucionit ne krye te te cilit është. Me qasjen e tij jo-akademike dhe veçanërisht me publikimin e këtij dokumenti joshkencor, te hartuar nga vet ai, si drejtues i një institucioni prestigjioz shkencor, artistik dhe kulturor, sjelle per9arje me pasoja te renda për vet Akademinë”, thuhet në komunikatën e dërguar nga email-i zyrtar i ASHAK-ut, ndërkohë kumtesa mban në fund firmën e Gjyljeta Mushkolajt si anëtare e Seksionit.
Nga Seksioni i Shkencave Shoqërore kanë kërkuar nga Mehmet Kraja relfketim institucional për “dëmin e shkaktuar ndaj Akademisë dhe publikut të gjerë”.
Ndërkohë kanë paralajmëruar edhe inicimin e veprimeve statutore nëse Kraja s’reflekton karshi përgjegjësisë institucionale.
(Kosova Sot Online)