
Sonte në katedralen Shën Nënë Tereza mbahet mesha solemne e Krishtlindjes

Në katedralen Shën Nënë Tereza, sonte në mesnatë, do të mbahet mesha solemne e Krishtlindjes, përcjell "Kosova Sot Online".
Mesha do të udhëhiqet nga ipeshkvi Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarë të dioqezës.
Ndërsa, në ora 18:00: bëhet pritja solemne në Qendrën “Bogdanipolis”, që gjendet në Katedralen Shën Nënë Tereza Prishtinë, e cila organizohet nga ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, SH. T. Imzot Dodë Gjergji, me rastin e Festës së Krishtlindjes 2022.
(Kosova Sot Online)