Haxhiu fajëson Prokurorinë për vra*sjen e Hamide Magashit

  • A.P /
  • 25 December 2022 - 13:05
Haxhiu fajëson Prokurorinë për vra*sjen e Hamide Magashit

Prokurorinë përgjegjëse kryesore për vrasjes e Hamide Magashit nga ish-bashkëshorti i saj, i cili më pas u vetëvra, e konsideron ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Haxhiu thotë se si grup ndërministror kundër dhunës në familje, kanë pranuar tri raportet inspektuese, por që veprime deri tani janë ndërmarrë vetëm nga Inspektorati Policor.


Ajo shprehet e shqetësuar për raportimin shëndetësor, i cili sipas ministres së Drejtësisë, nuk kërkon asnjë masë karshi personave që mund të konsideron përgjegjës në rastin e 35 vjeçares, e cila u vra pranë Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë, ku pritej të lind fëmiun e saj.

“Sipas informacioneve të deritanishme që i kemi, dështimi kryesor është te Prokuroria…Tashmë ne kemi tri raportet por që masa janë ndërmarrë deri tani vetëm sa i përket zyrtarëve policorë që dyshohet se kanë falsifikuar dokumentet sepse nuk kanë pas kontakt me viktimës, ndërsa në dokumente shkruan se kanë pasur. Jam shumë e brengosur për mënyrën se si është bërë raporti i inspektoratit shëndetësor sepse aty as nuk kërkohet asnjë masë për personat të cilët mund të konsiderohen përgjegjës, përveç krijimin e protokolleve të reja dhe kujdesit që duhet ndaj pacientëve apo grave që lindin dhe sa i përket Qendrave për Punës Sociale, ndonëse evidentohet në disa raste se nuk kanë funksionuar siç duhet, nuk kemi masa që duhet të ndërmerren. Megjithatë inspektorati është arsyetuar që raportin e kanë dërguar te komunat, sepse siç e dini komunat në këtë rast e Shtimes, Lipjanit, Ferizajt, kanë qenë përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve ndaj viktimës dhe raportet janë dorëzuar drejtorive komunale, dhe unë kam marrë përgjegjësinë t’u shkruaj kryetarëve të komunave dhe po presim të ndërmerren masa në raport me përgjegjësinë “, deklaroi Haxhiu.

(Kosova Sot Online)