Moti në Kosovë, ja se kur do të bie shi

  • E.k /
  • 26 December 2022 - 09:21
Moti në Kosovë, ja se kur do të bie shi

"Prishtina Weather" ka njoftuar se moti në Kosovë gjatë kësaj jave do të jetë stabil, shkruan "Kosova Sot Online".

Ndërsa, sot pritet të mbajë mot me diell, ku në mëngjes në vendet me ultësira do të ketë mjegull.

Nesër pritet të bie shi.

Mot stabil edhe javën e fundit të vitit. Mundësi për riga shiu ditën e martë.

25.12.2022 - Mot i qëndrueshëm do të karakterizoj edhe javën e fundit të vitit 2022. Ditën e hënë me kthjellime e diell, ndërsa ditën e martë një kalim fronti mbi rajon, sjell vransira dhe mundësi për riga lokale shiu. Orëve të mëngjesit nëpër ultësira do të ketë edhe mjegull.

Nga dita e mërkurë mbetet kryesisht thatë, me më shumë vransira por edhe intervale me diell gjatë ditës. Nëpër ultësira orëve të mëngjesit mbeten kushte për mjegull apo mjegullinë.

Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta edhe ditëve vijuese. Ditën e martë parashihet të ketë qarkullim më të mirë ajror, gjë që shpërndanë ndotësit ajror. Deri në mbrëmje indeksi mund të kaloj në vlera të pranueshme dhe të mira.

26.12 - Kthjellime dhe diell. Në ultësira orëve të mëngjesit mjegull, që vende-vende mbetet edhe gjatë ditës.

27.12 - Mjegull orëve të mëngjesit. Ditën vransirat shtohen, ku më vonë priten edhe riga lokale shiu.

28.12 - Vransira dhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.

29.12 - Vransira dhe intervale me diell. Në ultësira mundësi për mjegull në mëngjes.

30.12 - Kryesisht me vransira.

Temperaturat mbesin të larta për këtë periudhë kohore. Minimalet luhaten ndërmjet 0C e 3C, e ato maksimale të martën rriten deri në 12C, e më pas zbresin në 8C e 9C.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga krahu jugor 1-4m/s, vetëm ditën e martë frynë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-14m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale.

(Kosova Sot Online)