
Rreh dhe kanos me thikë babain, arrestohet 22-vjeçari

Një 22 vjeçar është arrestuar nga Policia në Delvinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur me thikë babain e tij, shkruan "Kosova Sot Online".
“Nga specilaistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë u arrestua në flagrancë shtetasi G. A., 22 vjeç, banues në fshatin Stjar, Delvinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, si dhe e ka kanosur atë me një mjet prerës thikë”, thuhet në njoftimin e policisë.
(Kosova Sot Online)