
Vjen paralajmërimi nga Komuna e Prishtinës për sheshin 'Bill Clinton'

Një rregullim të hapësirës në sheshin “Bill Clinton”, ka paralajmëruar Alban Zogaj, nënkryetar i Prishtinës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Aty parashihet zgjerimi i rrugës dhe hapësira për autobusë dhe biçikleta.
“Edhe një propozim fantastik nga konsulentët që po na ndihmojnë në transformimin e Prishtinës! Ky është projekti për Bulevardin ‘Bill Clinton’ … faleminderit SuperWien”, ka shkruar ai në Twitter.
Ai ka postuar edhe një fotografi sesi do të duket ajo hapësirë pas përfundimit të projektit.
(Kosova Sot Online)