
Vdes një 67-vjeçare nga Kosova, kjo është arsyeja

Raportohet se një grua 67-vjeçare ka vdekur në fshatin Kuk të Dragashit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.
Ai ka thënë se dyshohet se ka pasur dhunë në familje.
Sipas Policisë, ajo ka vdekur në ora 05:00 të mëngjesit, të hënën.
“Ka vdekur në shtëpinë e saj në moshën 67-vjeçare, dyshohet që ka shenja dhune në trup”, ka thënë ai.
Bytyqi tregoi se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzamenim mjeko-ligjor
(Kosova Sot Online)