Deputeti i Kosovës: 'Zullumit po i vjen fundi'

  • A.P /
  • 27 December 2022 - 19:15
Deputeti i Kosovës: 'Zullumit po i vjen fundi'

Për situatën e krijuar në Veri të vendit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba ka theksuar se “zullumit po i vjen fundi”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se po vjen momenti i pashmangshëm i lirimit të rrugëve.

“Zullumit i vjen fundi që për faktin këputet prej së trashi dhe i bie që po trashet zullumi dhe po i vie  fundi. S’duhet të ketë presion për qytetarët e veriut, në këtë rast është e ditur nga vjen zullumi dhe burimi i këtyre të këqijave për qytetarët e veriut. Është e papranueshme çdo barrikadë. Me faktin që është shtuar numri i barrikadave, në kohën aq sa ka pasur mirëkuptim Qeveria e Kosovës dhe KFOR-i e konsiderojmë që duhet të vjen momenti i fundit që nënkupton ose veprimi i KFOR-it ose bashkëveprimi ose në rastin e pashmangshëm është përgatitja e qeverisë dhe policisë sonë përveç gatishmërisë për të vepruar, po vjen momenti i pa shmangshëm i lirimit të rrugëve, qytetarët të krejt zonave duhet të kenë integrim”, tha Zyba.

Kujtojmë që sot është dita e 18-të prej kur serbët lokalë kanë nisur të vendosin kamionë e makineri të rënda nëpër rrugët në Veri, në shenjë proteste ndaj arrestimit të ish policëve serbë të Policisë së Kosovës.


(Kosova Sot Online)