Serbët bllokojnë rrugën që çon në kufirin e Merdarës

  • A.P /
  • 27 December 2022 - 22:38
Serbët bllokojnë rrugën që çon në kufirin e Merdarës

Rruga kryesore që çon në pikën kufitare të Merdarës, raportohet se është bllokuar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas mediave pro Vuqiq, serbë të zhvendosur nga Kosova dhe banorë të Merdares, e kanë bllokuar rrugën kryesore që çon drejt kufirit me Kosovën.

Rruga është bllokuar në drejtimin e Kurshumlisë, që çon drejt pikës kufitare të Merdares. Aty janë vendosur kamionë dhe traktorë,

Siç kanë thënë bllokuesit, këtë e kanë bërë një shenjë solidarizimi me serbët e Kosovës. Trafiku i automjeteve është bllokuar në dy anët.

Ndërkohë, situata vazhdon të jetë e tensionuar edhe në Mitrovicën veriore, ku grupe të dyshimta kriminale, kanë vendosur barrikada në disa rrugë në veri, pas arrestimit të Dejan Pantiq.

Image

(Kosova Sot Online)