A do të hiqen sonte barrikadat!

  • A.P /
  • 28 December 2022 - 21:07
A do të hiqen sonte barrikadat!

Barrikadat e vendosura në shenjë proteste për arrestimin e Pantiqit nga Policia e Kosovës, pas lënies në arrest shtëpiak të ish-policit të arrestuar, u raportua se serbët do t'i heqin,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Megjithatë, në veri të vendit ende nuk ka asnjë lëvizje për heqjen e tyre.

Aktualisht gjendja në barrikadën e vendosur në Rudarë është e njëjtë.

Protestues serbë, që kanë qëndruar vazhdimisht në këtë vend, janë në pritje të kreut të Listës Srpska, Goran Rakiq, për t’ua kumtuar vendimin pas takimit që ka pasë në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.


Në vendngjarje janë dy autoblinda të KFOR-it, derisa dy vetura të EULEX’it kishin shkuar atje, por s’kanë qëndruar gjatë. 

(Kosova Sot Online)