Shqiptarët e bëjnë 'llom' marokenin pasi u fejua me vajzën e tyre

  • A.P /
  • 29 December 2022 - 16:31
Shqiptarët e bëjnë 'llom' marokenin pasi u fejua me vajzën e tyre

Për një përleshje masive mes dy familjesh në Itali, shkak është bërë një fejesë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Mediat vendase raportojnë se sherri ka nisur pasi një 18-vjeçare shqiptare ishte lidhur me 21-vjeçar marokien. 

Mirëpo, kjo lidhje nuk është miratuar dhe është kundërshtuar ashpër nga familjarët e vajzës shqiptare.

Përplasja ka nisur pasi vajza kishte dalë xhiro me motrën dhe partnerin e saj dhe papritur kanë hasur me disa të afërm të saj. Vajza u mundua të qetësojë situatën duke u kërkuar atyre të ndalojnë por u qëllua me shuplakë. Gjithashtu dhe djali nga Maroku u sulmua nga xhaxhai i partneres së tij.

Më pas kanë ndërhyrë dhe anëtarë të tjerë të familjes së vajzës, duke përfshirë një 32 vjeçar, i cili dyshohet se nxori një thikë. E reja ka denoncuar në polici të afërmit e saj, duke thënë se ka marrë shpesh kërcënime për gjashtë muaj. Më pas, vajza u kthye në Shqipëri duke i dhënë fund fejesës. 

(Kosova Sot Online)