
Largohet edhe kamioni i fundit që ishte vendosur si barrikadë në Rudarë

Raportohet se është larguar edhe kamioni i fundit që ishte vendosur si barrikadë në Rudarë në veri të Republikës së Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Nga rruga largohet edhe kamioni i fundit që kishte qëndruar për më shumë se dy javë në barrikadë.
Barrikada sot gjatë ditës është larguar edhe në anën e Serbisë dhe ka rezultuar me rikthimin në punë të pikës kufitare në Merdare.
(Kosova Sot Online)