Një market në Prizren përfshihet nga zjarri, policia jep detaje

  • E.K /
  • 30 December 2022 - 09:50
Një market në Prizren përfshihet nga zjarri, policia jep detaje

Një market në Prizren është përfshirë nga zjarri, shkruan "Kosova Sot Online".

Në raportin policor thuhet se sipas ankuesit zjarri është shkaktuar në dy frigoriferë.

Nuk ka pasur të lënduar nga ky zjarr.

“Prizren 29.12.2022-22:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në market është shkaktuar një zjarr. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore, njësia e KEDS si dhe njësiti i zjarrfikësve te cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Sipas ankuesit zjarri është shkaktuar në dy frigoriferë. Vlera e dëmit të shkaktuar për momentin nuk dihet. Nuk është raportuar për të lënduar”, thuhet në raport.

Fotografia është ilustruese.

(Kosova Sot Online)