Policia e bllokon rrugën para kufirit në Jarinjë
Afër pikës kufitare në Jarinjë Policia e Kosovës e ka bllokuar rrugën.
Kjo rrugë është bllokuar derisa të merret vendimi për hapjen e kësaj pike kufitare ku pastaj rruga do të lëshohet për qarkullim, përcjell "Kosova Sot Online".
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur sot se pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, vazhdojnë të jenë të mbyllura.
(Kosova Sot Online)
