Hovenier: Ja pse asociacioni duhet të krijohet

  • A.P /
  • 30 December 2022 - 17:45
Hovenier: Ja pse asociacioni duhet të krijohet

Për zhvillimet politike që e kanë përcjellë Kosovën përgjatë këtij viti dhe për pritjet e Washingtonit për vitin 2023, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ka biseduar me gazetarë në një takim në prag të Vitit të Ri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Hovenier e ka thënë shumë prerë se SHBA-ja pret që Kosova të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, jo në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës por në pajtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015.

Gjithashtu ka theksuar se SHBA-ja nuk përkrah një Asociacion që do të defunksionalizonte shtetin e Kosovës. 

Hovenier gjithashtu ka folur edhe për veriun e Republikës së Kosovës duke thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë njohur Kosovën në vitin 2008 me kufijtë ekzistues dhe për Shtëpinë e Bardhë veriu është pjesë e Republikës së Kosovës dhe se Amerika e trajton ashtu.


(Kosova Sot Online)